Pogradeci dhe fshatrat pa ujë të pijshëm për rreth 24 orë, shkak dëmtimi i tubacionit kryesor

Pogradeci dhe fshatrat pa ujë të pijshëm për rreth 24 orë, shkak dëmtimi i tubacionit kryesor

Pogradec

Për rreth 24 orë, Pogradeci dhe fshatrat kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetarja Lorena Kodra, shkak është bërë dëmtimi i tubacionit kryesor të ujit të pijshëm, i cili furnizon të gjithë këto vendbanime.

Kodra raporton për BalkanWeb se shkak i dëmtimit ka qenë puna që kryhet në Drilon, për ndërtimin e parkut ujor të Drilonit. Dje u njoftua nga UK Pogradec se ndërprerja e ujit do të jetë për 4 orë, deri në riparimin e defektit, por duket se avaria nuk është vënë në kontroll. Sipas informacioneve ende po punohet për kthimin e ujit të pijshëm.

Ekipet e ujësjellësit sipas informacioneve kanë punuar pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit dhe vazhdojnë ende të punojnë në këto momente. Nuk dihet saktësisht kur do të kthehet në normalitet situata, por prej orës 11:00 të ditës së djeshme, abonentët nuk kanë pasur ujë të pijshëm.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: