
Një punonjës policie është kapur teksa përpiqej të fuste lëndë narkotike në burgun e Drenovës.
Burime për Top Channel konfirmojnë se pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.
Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua.