Planifikuan vrasjen e Preng Palucës pas prishjes së pazareve të drogës, zbardhet identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë (EMRAT)

Planifikuan vrasjen e Preng Palucës pas prishjes së pazareve të drogës, zbardhet identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë (EMRAT)

Preng Paluca

Zbardhen identitetet e dy personave të arrestuar në Madrid dhe Barcelonë. Bëhet fjalë për Edmir Vlashin dhe Hektor Ndokën, të cilët akuzohen se kishin planifikuar, bashkë me disa të tjerë, t’i kryenin atentat një grupi kriminal që e kishin rival.

Operacioni i Policisë së Shtetit u bë më 8 dhjetor të vitit 2021, ku u arrestuan 4 persona, ndërsa Vlashi dhe Ndoka u shpallën në kërkim.

Ndërkohë, gjatë operacionit u sekuestruan lëndë eksplozive C4, dy armë automatike, dy kallashnikovë, snajperë, mijëra euro, fishekë e kapsolla detonatorë.

Sipas bluve të Lezhës, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen e Preng Palucës në qytetin e Tiranës, por që fatmirësisht u parandalua nga policia. Vrasja thuhet se do të kryhej për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: