Pica më e madhe në botë/ Pica pepperoni me 68 mijë feta në Los Anxhelos thyen rekord (foto)

Qendra e Konventave në Los Anxhelos, me një hapësirë 3,809 metra katrorë  ku u vendos pica gjigande theu rekordin botëror të Guinness për picën më të madhe në botë.

Për të përfunduar detyrën, punëtorët vendosin së pari shtresat e brumit, salcën e domates dhe më pas shtohen mbushjet. Pasi gjithçka u bë gati, llambat e mëdha të nxehtësisë e poqën picën.

Në total, 13,653 paund (6,193 kilogramë) brumë, 4,948 paund salcë pice, më shumë se 8,800 paund djathë dhe afërsisht 630,496 copë pepperoni u deshën për të bërë picën rekord.

CEO i Pizza Hut, David Graves, i tha Reuters se pica nuk do të shkojë dëm, pasi sapo të dokumentohet për Guinness, 68,000 fetat e saj do t’u dhurohen bankave lokale të ushqimit.

“Ne kemi bërë gjithmonë gjëra të mëdha, emocionuese. Dhe kështu, thyerja e rekordit botëror për picën më të madhe në botë  ishte gjëja e duhur”, tha Graves.

Rekordi i mëparshëm Guinness për picën më të madhe në botë u vendos në vitin 2012 nga një grup kuzhinierësh italianë. Pica e tyre ishte 1,261.65 metra katrorë dhe u quajt Ottavia.