Pezullimi i operacioneve në Kardiologji dhe ndërprerja e analizës së kushtueshme te Onkologjiku, Manastirliu: Po bëhet një investim dhe…

Pezullimi i operacioneve në Kardiologji dhe ndërprerja e analizës së kushtueshme te Onkologjiku, Manastirliu: Po bëhet një investim dhe…

454547878787

Ogerta Manastirliu gjatë një konferencë të mbajtur sot me gazetarët, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Një nga pyetjet e bëra ndaj Ministres së Shëndetësisë, ishte lidhur me ankesën e disa qytetarëve për ndërprerjen e operacioneve në departamentin e Kardiologjisë në QSUT dhe se kur do të përmirësohet kjo situatë.

Sipas gazetares, nëse më parë kryheshin 3 apo 4 operacione në ditë, gjatë muajit dhjetor janë kryer gjysma, që kanë përfshirë vetëm rasteve shumë urgjente.

Ministrja është shprehur se mirë do të ishte të bëhej bilanc për të gjitha operacionet që janë bërë gjatë vitit 2022, dhe jo vetëm për një muaj, ndërsa shtoi se operacionet për rastet urgjente janë kryer.

“Do të kishit pyetur për ndërhyrjet në total për gjatë një viti… Totali i ndërhyrjeve në 2022 është 847 ndërhyrje. Kjo do të thotë që kemi mbuluar urgjencat dhe planifikimit, dhe kemi dhe një qendër të re kardiologjike që ka kryer të tjera ndërhyrje. Sa i përket listës së pritjes, nuk po flasim për urgjencën, 100% pa asnjë problematikë, ndërhyrjet e planifikuara, në kuadër të marrëveshjeve që QSUT ka patur, kemi marrë masa që të ketë furnizim në vazhdim për atë pajisje që duhen. Nuk mungon asgjë për shërbimet urgjente. Buxheti për të gjitha shërbimet spitalore është dhënë i plotë nga MSH, janë në dispozicion të spitaleve”, u shpreh ajo.

Pyetjes së në departamentin e Onkologjisë në QSUT mungon rezonanca, ajo tha se nuk është e vërtetë dhe se madje rezonanca që ndodhet në këtë departament është më e mirë në vend.

“Shërbimi i rezonancës, nuk më rezulton që drejtoria e QSUT të ketë një problem të tillë. Megjithatë kemi garantuar që mirëmbajtja të jetë fullrisc, të gjitha pajisjet mirëmbahet, që do të thotë nëse ndodh një defekt përgjigjet ai që ka kontratën. Rezonanca që kemi në neurologji është një rezonancë tretesla, e vetmja në Shqipëri. Megjithatë drejtoria më konfirmon që nuk ka probleme”, tha ajo.

Një tjetër shqetësim dhe denoncimi i qytetarëve ishte se në departamentin e Onkologjikut, në QSUT, nuk kryhet analiza e imunoistokimisë , dhe se kryerja në spitalet private kushton rreth 2000 deri në 3000 lekë të reja.

Ministrja Manastirliu nuk u përgjigj për këtë shqetësim, por tha se në këtë departament është investuar shumë dhe se do të vijojë të ketë përmirësime.

“Anatomisë patologjike i kemi kushtuar një vëmendje shumë të veçantë dhe do ta rrisim në një nivel të ri, sigurisht ka shumë për të bërë. Po bëhet një investim në spitalin e Onkologjisë, do të kemi një përmirësim sa i përket edhe analizave të  anatomistë patologjike”, u shpreh ajo.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: