Përplasi qytetarin ndërsa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 66-vjeçari në Korçë

Ditën e sotme është vënë në pranga qytetari me iniciale A.D 66-vjeç banues në Mliq.

Sipas Policië së Korçës qytetari drejtonte mjetin në gjendje të dehur  dhe për pasoje ka përplasur qytetarin R.Z 58-vjeç  i cili tashmë ndodhet në spitaliin e Korçës ku po merr shërbimin mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin AD., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas,  në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.