Përjashtimi nga grupi parlamentar/ “Veprimi të injorohet tërësisht”, Tritan Shehu: Alibeaj patericë e Ramës, kërkon të mbulojë skandalet e tij

Përjashtimi nga grupi parlamentar/ “Veprimi të injorohet tërësisht”, Tritan Shehu: Alibeaj patericë e Ramës, kërkon të mbulojë skandalet e tij

Tritan Shehu3

Deputeti demokrat Tritan Shehu me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit ‘Frontline’ në News24 ka folur mbi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar më herët gjatë ditës së sotme.

Shehu deklaroi se në këtë rast kemi të bëjmë me një tentativë të Enkelejd Alibeajt për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij, duke e cilësuar atë si një “patericë” të kryeministrit.

I pyetur në lidhje me një tentativë të deputetëve demokratë për të firmosur një shkresë që do largonte Alibeajn si kryetari i grupit parlamentar, Shehu deklaroi vetëm se është e drejta e çdo deputeti që të ndërmarrë hapa politikë në drejtim të asaj që beson.

“Përveç anës komike dhe qesharake të kësaj, unë shpreha shqetësimin për sëmundjen mendore të Alibeajt që ka perceptime të gabuara për realitetin. Këtu kemi të bëjmë me një tentativë të Alibeajt për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij, ai po vepron si patericë e Ramës, duke tentuar të dëmtoje grupin parlamentar dhe Partinë Demokratike, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore. Kemi të bëjmë me një vendim të qëllimshëm dhe delirant për të qëndruar si patericë e Ramës për të shpëtuar qeverisjen në shkëmbim të asaj që ai e di vetë se çfarë është. Nuk është pazar për të na shitur ne se nuk na shet dot Alibeaj e askush.

Janë tendenca për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e përditshme, në këtë moment Alibeaj kthehet në një mburojë për Ramën dhe mjegullnajë për skandalet e qeverisjes. Është një vendim antidemokratik për të tentuar të dëmtojë PD-në. Vendime të tilla varrosin Alibeajn politikisht, si një njeri përçarës në PD. Ai është një njeri përçarës në PD, letra e parë që ka firmosur ka qenë për përjashtime në PD, ai kërkon të përmbushë veprën e tij shkatërruese të PD-së. Këto janë modelet e viteve 60-70, janë modelet e Kim Jong-un sot, të jemi realist. Janë të detyruar të kthehen në mburojë të Ramës për detyrimet që kanë dhe elementet që i dinë vetë ata, nuk ka të vërtetë tjetër.

Është e drejta demokratike e çdo deputeti për qëndrimet ndaj uzurpatorit të PD-së, çdo deputet firmos letra e shkresa sa të dojë për kryetarin e PD-së, kjo s’do të thotë që një spekulator si ai të marrë vëmendjen me një veprim të tillë. Çdo deputet merr hapat e tij politike për atë që beson. Mos t’i japim shumë rëndësi një veprimi banal të tillë. Ai njeri nuk ka të drejtë të bëjë asnjë njoftim, nuk ka pasur mbledhje të grupit parlamentar.

Gjëja më e mirë që është është të neglizhohet ky veprim dhe të injorohet dhe mund të kërkohet të ndihmohet të shërohet për problemet e brendshme që ai ka. Ata janë turpi i opozitës dhe parlamentit të vendit”, tha ai.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: