Përdorime të tjera të sapunit në jetën e përditshme që nuk i dinit më parë!

Edhe pse i vetmi vend ku rregullisht i shihni është tualeti, sapunët kanë aplikime të shumta që nuk kanë të bëjnë me higjienën.

Nëse nuk e dinit, ju ftojmë të lexoni më poshtë…

1. Pickimi i insekteve

Nëse ju mundojnë pickimet e insekteve, lageni sapunin dhe fërkojeni vendin ku ju kanë pickuar.

2. Kundër kërcitjes së gjërave

Për kërcitje të derës, dollapëve apo dyshemeve, fërkoni sapunin e thatë në vendin e caktuar i cili kërcet.

3. Shmangia e krijimit të mjegullës

Urreni kur syzet ju mjegullohen? Pastroni me pak sapun të thatë dhe fshini me leckë pëlhure të pastër. Mund të përdorni të njëjtën metodë edhe në shmangien e mjegullimit të pasqyrës në banjë.

4. Për zhbllokimin e zinxhirëve të bllokuar

Zinxhirët e palltove të cilat janë bllokuar mund t’i lyeni me sapun në mënyrë që t’i zhbllokoni lehtë, vetëm fërkoni me sapun të thatë.

5. Eliminimi i aromave të pakëndshm

Në vend që të përdorni qirinj aromatikë, freskoni dollapët tuaj apo valixhen duke lënë sapunin aty ku dëshironi që gjërat të mbajnë aromë të këndshme.

6. Këpucët e ngushta

I ndieni këpucët tuaja të ngushta dhe të forta? Lyeni me sapun pjesët ku këpucët ju shkaktojnë fërkime, siç janë pjesët e sipërme dhe të brendshme dhe skajet.

Rikujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë, dëgjojmë se duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje higjienës dhe të lajmë duart rregullisht për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi. Kjo sigurisht që është e vërtetë, por mund t’ju bëjë të mendoni se është e nevojshme të fërkoni mirë të gjithë trupin çdo ditë. Por nuk duhet të jetë kështu! Në fakt, dushi i tepërt ose larja mund të sjellë vetëm probleme, jo lehtësim. Sipas mjekes Sandy Skotnicki, duhet të lani çdo ditë me sapun vetëm tre pjesë të trupit: nën sqetull, ijët dhe këmbët. Pjesa tjetër e trupit? Thjesht shpëlajeni me ujë.