“PD do ngrejë Komision Hetimor”, Berisha: Një nga akuzat ndaj ish-zyrtarit të FBI-së lidhet direkt me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se PD do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me marrëdhëniet e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së me Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se një nga akuzat kundrejt McGonigal lidhet direkt me Edi Ramën.

Berisha thotë se Rama i ka dhënë 225 mijë dollarët McGonigal gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në detyrë.

Sipas Berishës, Rama përdor llumin për interesat e pushtetit të tij.

Reagimi i Berishës:

PD do ta bëjë punën e saj, do krijojë Komision Hetimor për të nxjerrë një më një të gjitha lidhjet mafioze, agjenturore që ekzistojnë.

E kuptoni ju është zyrtari më i lartë në historinë e FBI që Edi Rama krenohej me të, që është arrestuar. Dhe një nga akuzat lidhet direkt me Edi Ramën me pagesat që i ka bërë atij, me detyrat që i ka dhënë atij. Ai ka qenë në dëtyrë kur ka marrë paratë e Edi Ramës.

Imagjinoni ju se ç’ka bërë dhe çfarë bën ky. Se çfarë llumi përdor ky për interesat e pushtetit të tij.