Pastruesja vodhi ish-shefen e kabinetit të Ahmetajt/ Gazetarja: Policia e paqartë me deklaratat, nuk thuhen në dosje të gjitha provat

Vjedhja e vlerës së majme të parave të ish-drejtoreshë së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë Alda Klosit, nga pastruesja e saj, është temë diskutimi këtë të hëne në Top Story.

Gazetarja Rezarta Çaushaj është shprehur se policia ka deklaruar gjëra të cilat nuk janë në dosjen hetimore të këtij rasti dhe kjo gjë e bën të dyshimtë këtë ngjarje.

Rezarta Çaushaj: “Në 27 dhjetor prokuroria ka hapur procedim ndërsa më 7 janar policia ka bërë njoftimin. Zonja ka qenë në banesë dhe ka konstatuar mungesën e lekëve. Bëhet fjalë për para dhe sasi shumë të mëdha bizhuteri shumë të shtrenjta dhe më vonë prokuroria ka kontrolluar banesën dhe ka gjetur mbi 400 mijë euro të tjera të fshehura. Policia deklaron se zbulimi I sasisë së dytë policia thotë se u bënë pas përgjimeve ambjentale në ambientet e paraburgimit gjë e cila nuk thuhet në dosjen e prokurorisë. Rrethanat ndryshonin nga njëri artikull në tjetrin  dhe një gjë e tillë është e dyshimtë kemi disa versione është një sagë e tërë. Më bëjnë përshtypje shumë gjëra si u vodhën paratë edhe reagimi i Ramës më bën përshtypje”