Nisin reshjet e para të dëborës për vitin 2023 në vend, Policia del me thirrjen urgjente

Bulqizë, nisin reshjet e para të dëborës për vitin 2023. Reshjet në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zones D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.

Policia lokale bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë në raste nevoje pasi terreni është i vështirë.

E marta në pjesën e parë te ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore në 900 metra mbi nivelin e detit.

Në pjesën e tjetër të javës do të ketë dominim të motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të kenë rënie duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të shkojnë deri në -4, ndërsa ato maksimale deri në 12- 13 gradë celcius.

Sa i përket parametrit të erës do të jetë problematike pasi do të jetë mbi 70km/h duke sjell probleme sa i përket valëzimit në detin e hapur.