“Në tetë vite premtimet janë bërë si balta”, Tedi Blushi denoncon rrugët në Astir: Nuk kishin kohë të mbushnin gropat, se menduan për xhepat e tyre

“Në tetë vite premtimet janë bërë si balta”, Tedi Blushi denoncon rrugët në Astir: Nuk kishin kohë të mbushnin gropat, se menduan për xhepat e tyre

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar gjendjen ku ndodhen rrugët në Astir.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka ndarë dhe një video nga ku shfaqet nga Astiri duke treguar pamjet e rrugëve të mbushura ne ujë, teksa ka thënë se në 8 vite, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka menduar vetëm se si të mbushë xhepat.

Postimi Tedi Blush-it:

Sot, në zemër të “Astirit”, nga ku Erion Veliaj u pati premtuar banorëve se nuk do të shkelnin më në baltë dhe gropa me ujë!

Tetë vite në krye të Bashkisë, premtimet e tij janë bërë si balta në “Astir”.

Nuk pati kohë të mbushte gropat se mendoi të mbushte vetëm xhepin e vet me paratë e aferës së inceneratorit dhe lejeve të ndërtimit.

Erion, si duhet të kalojnë banorët për të shkuar në shtëpitë e tyre?

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: