Ndreca: Qeveria ka konsum, por përtej mëkateve ka bërë shumë punë të mira

Avokati Plarent Ndreca deklaroi në “Top Story” se qeveria është në avantazh për zgjedhjet e 14 majit, pasi ka përmbushur premtime që ka dhënë.

Ndreca u shpreh se fakti i të qenurit në qeveri sjell një konsum, i cili ka reagime të ndryshme nga votuesit për mënyrën se si realizohen.

Sipas tij opozita nuk është fare në fushë dhe mbetet vetëm tifoze, pasi ata ende po diskutojnë për drejtuesin.

“Të qenurit në qeveri sjell konsum pasi është një subjekt politik që po qeveris dhe patjetër që në qeverisje ka gabime, të cilat jo gjithmonë realizohen në mënyrën se si publiku e votuesit e presin. Këto janë kosto të cilat çdo mazhorancë sado e suksesshme të jetë prodhon kosto.

Por nga ana tjetër mazhoranca ka avantazhin se ka punë të për ka përmbushje premtimesh. Këto janë avantazhet  të cilat i japin mazhorancën në kushte normale pikë të rëndësishme në një garë elektorale.

E them në kushte normale pasi nuk jemi në kushte normale pasi nuk kemi një garë normale sepse nuk kemi një opozitë normale. Opozita nuk është në fushë fare, është tifozë. Sepse nuk ka ekip, akoma diskutojnë se kush e ka vulën”, tha politikani.