Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës

Mjeku i njohur, Isuf Kalo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllime, ndërsa thekon se kontributi i Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ministrja.