“Na kanë dhënë që do na i kalojnë nesër”, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Asnjë arsye për vonesën e rrogave, kemi frikë të ngremë zërin

“Na kanë dhënë që do na i kalojnë nesër”, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Asnjë arsye për vonesën e rrogave, kemi frikë të ngremë zërin

Infermieret Ne Shqiperi 8

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vonesën e pagave të muajit dhjetor.

Ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë arsye për këtë vonesë dhe se në kontratë data e pagesës është data 10 e çdo muaji.

Sipas tyre, personeli shëndetësor ka frikë të ngrejë zërin dhe se asnjë sindikatë nuk është në krah të tyre.

POSTIMI I PLOTË
Ndërsa jemi kontaktuar sot në mëngjes nga mjek dhe infermierë të spitaleve të ndryshme shtetërore si QSUT, Mbretëresha Geraldinë dhe nga personel i qyteteve të tjera në vend që ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor dhe nuk janë thënë arsyet pse paga ende nuk ka kaluar.

Edhe pse disa prej tyre janë drejtuar në institucionet ku punojnë dhe në bankën ku marrin pagën nga askush nuk kanë marrë përgjigje për këtë shqetësim.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve të Shëndetësisë ndërsa kanë kontaktuar me institucionet përkatëse kanë marrë konfirmimin që brenda ditës së nesërme (datë 20) i gjithë personeli do të marrë pagën e muajit dhjetor (por që nuk u dhanë asnjë arsye për një vonesë kaq të gjatë) kur në kontratë punonjësit e kanë që brenda javës së parë të çdo muaj (disa brenda datës 10) duhet të kenë marrë pagën.

Sërish problemi mbetet vetëm personeli që dhe kur abuzohet dhe u shkelën të drejtat kanë frikë të ngrenë zërin për veten e tyre dhe asnjë sindikatë nuk është në krah të tyre për t’i mbrojtur.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë do vazhdojë të jetë zëri i personelit Shëndetësor në Shqipëri dhe do jetë krah tyre në çdo situatë.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: