Moti mbylli 56 shkolla, u ndërpre mësimi/ Qëndresa Qytetare: Duhet të vazhdojë online

Për shkak të situatës të rënduar të motit në disa zona të vendi javës që kaloi, Ministria e Arsimit vendosi ndërprerjen e mësimit në 56 shkolla, deri në përmirësimin e situatës.

Ditën e djeshme. ndonëse në pjesën më të madhe të tyre mësimi rifilloi, për 13 shkolla të njësive administrative të Shkodrës, një gjë e tillë nuk ishte e mundur për shkak të reshjeve të dëborës.

Duhet te kuptojmë që nëse moti është i ftohtë në janar sistematikisht në 5 vitet e fundit atëherë nuk kemi të bëjmë me diçka te jashtëzakonshme, është një dukuri që na ndodh shpesh dhe duhet te marrim masat për ta administruar. E gjithë infrastruktura e shkollave dhe qyteteve duhet te shndërrohet  ne mënyre te tille që mësimi mos te ndërpritet”- shprehet Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Nga ana tjetër, Qëndresa Qytetare risjell në vëmendje përdorimin e platformave të mësimit online, që duhen përdorur në raste të tilla, në mënyrë që nxënësit të mos ndikohen nga ndërprerja e mësimit.

Në të gjitha raste kur  fëmijët shkëputen 3-4 ditë nga shkollat e tyre, mësimi duhet bërë online, që pretendohet si një proces deri diku i suksesshëm nga qeveria gjatë pandemisë, pse nuk është eficent për tu përdorur që fëmijët të marrin mësimin në mënyrë korrekte ne sistemet online”- shton Qiraxhi.

Mësimi për orët e humbura, do të zëvendësohet në ditët në vijim sipas një kalendari që do të përcaktohet nga Drejtoria e Përgjithshme e arsimit parauniversitar.

Çdo lloj dëmtimi i procesit sistematik te mësimdhënies ndikon ne formim e te rinjve dhe kryesisht akoma me shume ne sistemet ku janë të dobëta flasim për një vend si Shqipëria ku sistemi arsimor le vend për të dëshiruar, infrastruktura është në mungesë, atëherë këto lloj pauzash dëmtojnë një nxënës që duhet te jete i arsimuar ne fund te ciklit arsimor”- thekson Qiraxhi.