Moti i keq në vend/ Reshjet e dëborës shkojnë në 60 cm në aksin Tamarë-Vermosh, ARRSH vijon punën për pastrimin e rrugëve

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar problematika në disa akse.
Aksi Tamarë-Vermosh është në prej tyre ku reshjet e dëborës kanë shkuar deri në trashësinë 60 cm.
Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka filluar punën duke pastruar qarkullimin në këtë aks, ku i kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes për të evituar ndonjë aksident të mundshëm.
Njoftimi in ARRSH:
📍Tamarë-Vermosh 🌨
Reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet 🗻 duke shkuar deri në trashësinë 60 cm borë ❄️
🦺Puna ka vazhduar pa u ndalur 24\24 me mjete dhe punëtorë ✔️
🛣Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme🚗
⚠️Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.
Lajme.online