Mori para ‘nën dorë’ nga rusët, ish-zyrtari i FBI ortak i një studio avokatie në Tiranë, bleu për 1 dollar 25% të aksioneve të kompanisë së…

Bashkë me Charles McGonigal në të njëjtën ditë janë bërë aksionerë të kësaj studio avokatie po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza. Ky i fundit është përfshirë në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal. Në momentin që Shefqet Dizdari shiti për 3 dollarë 75% të akisoneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION me seli në tiranë, kjo shoqëri kishte një kapital prej 8 milion lekësh, ose rreth 80 mijë dollar.
Ndërkohë në të njëjtën ditë kur u nënshkrua kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal u zgjodh administrator i kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike. Por vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI u bë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë më konkretisht në 24 tetor 2019, ai ka firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar,. Në bilancin e fundit financiar të dorëzuar në QKB me firmën e Charles McGonigal, kompania rezultonte me 416 mijë lekë humbje, ndërsa në llogaritë bankare dispononte rreth 1,5 milion lekë dhe 5,3 milion lekë të tjera janë kërkesa të arkëtueshme afatshkurtra.
Lajme.online