Mori 225 mijë dollarë nga një punonjës i inteligjencë shqiptare/ Ish-zyrtari i FBI i arrestuar, me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”. Ja politikanët e pranishëm në ceremoni

Lajmi është bërë i ditur në vitin 2021 nga kryetari i bashkisë Rexh Byberi.
Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar.
Politikanët e pranishëm në ceremoni sipas kryebashkiakut Byberi, kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.
Postimi i plotë:
Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI.
Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj.
Lajme.online