Ministrja Belinda Balluku inspekton ujësjellësin e ri të Belshit

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar investimin e kryer për ujësjellësin e ri të Belshit.

Ajo tha se abonentët do të pajisen me ujëmatës të rinj dhe kjo sipas ministres do t’i japë fund abuzimeve dhe konsumatorët do të jenë të qartë jo vetëm për sasinë e ujit që do shpenzojnë, por dhe tarifën që ata duhet të paguajnë.

“Tashmë do kemi ujëmatës e rinj, që do të vendosen tek të gjithë abonentët që për të mos patur asnjë konfuzion të konsumi i tyre real, që tashmë do kontrollohet i plotë.

Dike ofruar të gjithë shërbimet me kushte e duhura, nga ana tjetër, që qytetarët e Bleshit, 33 mijë abonentë të kenë në kohë reale dhe të kuptojnë konsumin ditor dhe mujor që mos të kemi pastaj konflikte se sa duhet paguar. Jo vetëm  përmirësimi i cilësisë, por dhe transparencë”, tha ministrja.