Mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, 2 në pranga në një call centre

Mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, 2 në pranga në një call centre

Whatsapp Image 2023 01 25 At 11.06.00

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trading”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trading”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Egnatia”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: