Mandati i ministres Xhaçka/ Shabani: Duhet të lërë atë ose burrin. Kikia: Qeveria e ka mbrojtur, mund t’ia hedhin nëse…

Mandati i ministres Xhaçka/ Shabani: Duhet të lërë atë ose burrin. Kikia: Qeveria e ka mbrojtur, mund t’ia hedhin nëse…

Open 1

Gjatë diskutimit në lidhje me mandatin e ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe çështjen e saj në Gjykatën Kushtetuese për shkak të bashkëshortit të saj i cili është shpallur investitor strategjik është folur në studion e emisionit “Open” në News24.

Gazetari Mentor Kikia theksoi se çështja është shumë e qartë për gjykatësit, pasi nëse burri përfshihet në një biznes nuk mund të konsiderohet sikur bashkëshortja nuk ka asnjë lloj interesi.

Sakaq, Endri Shabani nga ‘Nisma Thurje’, deklaroi se nëse ministrja Xhaçka ndahet nga i shoqi kodi i pasurisë parashikon që pasuria të ndahet në gjysmë, ndërsa shtoi se ministrja duhet të lërë burrin ose mandatin në këtë rast pasi në këtë rast është një shkelje e qartë e Kushtetutës.

Kikia:

Mendoj se çështja është e pastër, pretendimi i avokatit që Xhaçka nuk ka përfituar është një pretendim jo serioz. Nëse burri përfshihet në një biznes nuk mund të konsiderohet sikur bashkëshortja nuk ka asnjë lloj interesi. Vetë mbrojtësit janë koshientë për situatën ku ndodhen dhe kanë tentuar të shpëtojnë mandatin përmes konsiderimit si të pavlefshëm të padisë për çështje afatesh, pra për çështje procedural dhe jo ligjore.

Është publike që bashkëshorti i Xhaçkës është shpallur investitor strategjik, madje kur u bë publike çështja qeveria e mbrojti këtë kandidaturë duke thënë që plotëson gjithë kriteret. Ai ka fituar pronë shtetërore sipas asaj që parashikon ligji falas, pjesën përpara të bregdetit për ta shfrytëzuar dhe është bashkëshort i ministres, këtu nuk ka asnjë hapësirë për të interpretuar. Mendoj se mund t’ia hedhin vetëm.

Shabani:

Nëse ndahet Xhaçka nga i shoqi kodi i pasurisë e ndan pasurinë në gjysmë. Ligji thotë që nuk mund të përfitojë nga prona publike, pse është lodhur kot avokati. Mjafton të marrësh Kushtetutën që të dallosh se është shkelje, pse është vënë ajo në Kushtetutë, që ai që ka pushtet publik të mos përfitojë nga ky pushtet.  Ajo duhet të lërë ose burrin ose mandatin.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: