Malet e Dibrës mbulohen nga dëbora

Malet e Dibrës janë mbuluar nga dëbora e parë për vitin 2023. Ulja e temperaturave ka qenë e menjëhershme ditën e fundit duke sjell reshje dëborë në zonat malore të këtij qarku.

Dëborë ka rënë edhe në Bulqizë.  Reshjet në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zones D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët për shkak të ngricave në rrugë.

Deri më tani nuk janë shfaqur problematika të theksuara.