Lezhë/ Largohet uji nga tokat bujqësore, lumi Vjosë larg pikës kritike

Situata në Lezhë është normalizuar, ndërsa uji është larguar nga tokat bujqësore.

Mirëmëngjes!
Informacion i orës 08:35
Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike.
Gjatë natës ka pataur ka patur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier .
Më konkretisht situata rezulton si vijon :
1️⃣- Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.
2️⃣- Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë
të kalueshme normalisht.
3️⃣- Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.
4️⃣- Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin mbetet në kuota normale.
Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit aktualisht është 5m por me tendencë në rënie .
5️⃣-Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.
6️⃣- Nuk kemi raste të ndërprerjes së energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit.
Ditë të mbarë !