“Lart në shtëpi”, eksperti i kriminalistikës tregon se si u zbuluan 400 mijë eurot në banesën e pastrueses: Havier Dobi i shpenzonte paratë ne resorte. U habit kur kuptoi se…

“Lart në shtëpi”, eksperti i kriminalistikës tregon se si u zbuluan 400 mijë eurot në banesën e pastrueses: Havier Dobi i shpenzonte paratë ne resorte. U habit kur kuptoi se…

Karamuco

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur në Tiranë, në banesën e ish-këshilltares në Kryeministri Alda Klosi, nga pastruesja Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi.

Në banesën e Alda Klosit u grabitën të paktën 120 mijë euro, bizhuteri si edhe sende të tjera me vlerë.

Në një intervistë për Top Channel, Karamuço ka thënë se indicja për të kontrolluar për së dyti herë banesën ku jetonte pastruesja dhe djali është marrë nga përgjimi i bërë për të dy ambientet e paraburgimit.

“Herën e dytë këqyrja e vendit të ngjarjes nën prezencën e të zotit të shtëpisë me kamera e filmuar e gjitha. Indicia ka qenë një togfjalësh “lart në shtëpi”, “te shtëpia lart”. Në përgjimin ambiental në komisariat nënë e bir nuk kanë thënë togfjalëshin e parë por të dytë dhe kjo ka shtuar dyshimet që brenda shtëpisë çfarë ka në pjesët e sipërme për të gjetur shumat e parave që këta diskutonin që nuk janë prekur. Kjo ka çuar me një vendim gjykate për ushtrimin e një tjetër kontrolli edhe më të plotë se herën e parë janë marrë me kasafortën dhe sendet e tjera me vlerë e shumat që ka pasur”, ka thënë ai.

Karamuço më tej ka deklaruar se Havier Dobi, ka qenë në përgjim e ndjekje me metoda speciale që pas denoncimit të bërë nga familja Klosi.

“Nga momenti i denoncimit janë vënë në ndjekje për të kuptuar ajko që mbante celësin kopje a ishte vërtet autore, janë marrë gjurmët e gishtave, janë parë kamerat e sigurisë përreth shtëpisë së asaj që ka denoncuar. Kanë bërë një ndjekje për disa ditë të djalit të saj se djali ka pasur një aktivitet të shtuar dhe për paratë që shpenzonte deri në Brezovicë të Kosovës në resortet e tyre të skive, e po ashtu në Korcë e disa resortet ë tjera në Shqipërinë e Mesme. E po ashtu për shkak edhe të abuzimit me alkoolin gjatë festave të fundvitit ai ka pësuar dhe një aksident te Pallati me Shigjeta. Madje kur i kanë vënë para të gjithë këto të dhëna ai është habitur që si ka mundësi të jetë mbajtur kaq shumë në suervejim e të mos e ketë kuptuar”, tha ai.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: