Largimi i mjekëve nga Shqipëria, ja si përgjigjet Manastirliu: Është një problem, por…

Largimi i mjekëve nga Shqipëria, ja si përgjigjet Manastirliu: Është një problem, por…

45454

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një konferencë me gazetarët, është shprehur se largimi i mjekëve nga vendi jonë është një problem dhe betejë e përditshme.

Ajo u shpreh ndër të tjera se ky është një problem, dhe se kërkon një punë në disa drejtime, si në fuqizimit të burimeve njerëzore, përmirësimin e kushteve të punës, dhe hapjen e specializimeve të përvitshme.

“Lëvizja e lirë e mjekëve është fenomen i izoluar, por që ka prekur vende të rajonit , europiane dhe deri edhe në vende si MB. Sigurisht ajo që dua të them është që gjatë 2022, 335 mjek janë punësuar në sistemin tonë shëndetësorë. Vetëm 2022, 100 mjekë specialistë janë atashuar, mbi 900 infermierë të punësuar.

Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme, nuk ka zgjidhje të shpejta as zgjidhje magjike, është një punë e përditshme në shumë drejtime. Në drejtim të fuqizimit të burimeve njerëzore, përmirësimin e kushteve të punës, hapjen e specializimeve të përvitshme.

Ky vit do të ketë edhe programe të mbështetjes specifike për mjekër, për të tërhequr mjekët të cilët duan të kthehen në vend, dhe interesi jonë është të kthehen sa më shumë mjekë sepse vijnë dhe të trajnuar, dhe sigurisht të mbajmë mjekët që kemi këtu. Është një punë dhe betejë e përditshme, sepse janë masa që merren sipas planit që kemi ne, por që çdo ditë kërkon punë”, tha ajo.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: