Kosovë/ Situata e përmbytjeve në Skënderaj: Shembje  të dheut, rrugë të bllokuara dhe mbi 80 familje të evakuuara

 Reshjet e shumta në Skënderaj të Kosovës kanë shkaktuar shembje  të dherave, rrugë të bllokuara dhe mbi 80 familje të evakuuara.

Drejtori i Shërbimeve Publike Alban Shala njoftoi se gjendja është stabilizuar për momentin për sa i përket nivelit të ujit, por problematikat mbeten të pranishëm.

Dëme janë shkaktuar edhe në infrastrukturë, biznese  dhe toka bujqësore.

Në fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Aqarve ka dëme më të mëdha, për shkak që niveli i ujit në ato zona është më i lartë.