Korridori i 8/ Balluku: Nisim projektin e “By Pass-it” të Elbasanit, do të aplikojmë për financim nga BE

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku  ka prezantuar sot projektet për vitin 2023.

Pas projektit për gazifikimin e vendimit, Balluku ka folur për projektin “By Pass-it” e Elbasanit.

“Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan.

Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban”tha Balluku.