Kontrabandonin ilaçe me vlerë 30 mijë euro, në pranga 59-vjecari, bashkëshortja në ndjekje penale

Një 59-vjeçar është arrestuar ndërsa bashkëshortja e tij 56-vjeç është në ndjekje penale pasi tregëtonin barna të kontranbanduara.

K. Dh. dhe bashkëshortja e tij M. Dh., banes në Tiranë, administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”.

Gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasinë e barnave të kontrabanduara.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/ Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barnat”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Tregtonin barna të kontrabanduara, që i mbanin në një depo farmaceutike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Sekuestrohen barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.) Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë”, për veprime të mëtejshme procedurale.