Konfiskimi i pasurisë së Redjan Rrajës dhe Audit të Kejvina Kthjellës, shtyhet seanca

Konfiskimi i pasurisë së Redjan Rrajës dhe Audit të Kejvina Kthjellës, shtyhet seanca

Për herë të tretë Gjykata e posaçme Apelit ka shtyrë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës mes të cilave është edhe një makinë Audi model a8 me bashkëpronare modelen Kejvina Kthjella.

Seanca u shty për arsye se nuk ishte paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkeshortes së Redjan Rrajës. Të pranishëm nuk ishin as Redjan Rraja dhe as Kejvina.

Kujtojmë se Rraja është i pandehur për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.