“KESH dështoi me qëllim”, Meta: Shkarkon prurjet dhe përmbyt shtëpitë e shkodranëve. Falënderoj Kryemadhin për dronin e së vërtetës për inceneratorët

“KESH dështoi me qëllim”, Meta: Shkarkon prurjet dhe përmbyt shtëpitë e shkodranëve. Falënderoj Kryemadhin për dronin e së vërtetës për inceneratorët

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat u ndal tek përmbytjet në vend.

Meta u shpreh se keqadministrimi shkaktoi edhe përmbytjet masive në Shkodër, duke shtuar se mund të ishin shmangur.

“Administrimi mafioz i sistemit energjetik, KESH dështoi me qëllim dhe tani shkarkon prurjet dhe përmbytjet shtëpitë e shkodranëve. KESH mund të dilte në shitje më parë dhe jo më 16 janar dhe kështu do të ishin shmangur edhe përmbytjet. Fondet e dhëna janë skandaloze dhe nuk mund të ndihmojnë qytetarët. Hapja në mënyrë të pakontrolluar e kaskadës së Drinit. Qytetarëve të Shkodër që i janë përmbytur pronat anë mungesë të fondeve, dhe kjo është mungesë përgjegjësie. Me fatkeqësinë e shkodranëve ngrohin duart. Falënderoj deputeten Monika Kryemadhi lidhur me zbulimin e e të vërtetës me dronin e të vërtetës. Në filmimet e kryera me dronin e së vërtetës provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Komision lidhur me inceneratorët.”, tha ai.

Gjithashtu Meta u shpreh se deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nëpërmjet dronit të së vërtetës nxori zbuluar abuzimet me inceneratorët.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Në filmimet e zhvilluara nga Droni i te vertetes qe nga korriku 2022 deri në janar të 2023, per nje periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Kryeministri në Komisionin Hetimor tha se: “procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon”, ndaj Droni i te vertetes ka filmuar edhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës. Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve. Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë dhe i con tek offshori jashtë. Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Droni i se vertetes tregoi pamjet reale per te gjithe qytetaret shqiptare. Dhe sidomos per drejtesine qe duhet te nderprese kete proces te nderprese pagesat. Droni i te vertetes tregoi situaten reale me pamjet shume te qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Kjo hajdutëri është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka shume të qartë kete.. Rama dhe Veliaj janë një dhe të dy duhet të dalin para drejtësisë për këto shkelje. Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme, pasi iu rrëmben qytetarëve para dhe është paratë i çon në ofshore. Ai firmos tak-tak-tak dhe ato para i fut në xhep. Droni i të vërtetës tregoi pamjet e qarta dhe reale. Është më e rëndë se çdo gjë tjetër. Jemi vendi më i varfër në rajon dhe më i korruptuar. S’po ndalojmë askënd që të bëhet bashkëfajtor apo bashkëaksioner në aferat e inceneratarëve të kësaj qeveri. Do i shkojmë kësaj çështje deri në fund. Denoncimet e para janë bërë nga unë si president i Republikës. Zyrtarisht dhe në 2021 dhe nga LSI. Drejtësia ka qenë e vonuar në hetimin e këtij skandali të jashtëzakonshëm dhe i ka relativizuar përgjegjësitë e këtij skandali. Kjo na motivon që të dokumentojmë këtë krim. Ky nuk është vetëm një guxim të marrësh për të vjedhur në mes të Tiranës, por dhe guxim për të tallur dhe qytetarët e Tiranës , të cilët do i japim përgjigje kësaj bande.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: