Kërkesa për të dërguar tanke në Ukrainë, Gjermania pranon kërkesën zyrtare të Polonisë

Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Gjermania për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak i bëri thirrje palës gjermane që të bashkohet në koalicionin për mbështetjen e Ukrainësgjatë luftës me Rusinë.

“Gjermanët kanë marrë tashmë kërkesën tonë për pëlqimin për transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Unë gjithashtu i bëj thirrje palës gjermane që të bashkohet me koalicionin e vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës!”, shkroi ai në Twitter.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar një zëdhënës i qeverisë gjermane, i cili shprehet se Gjermania tashmë e ka pranuar aplikimin e Polonisë.

“Një aplikim nga Polonia për eksportin e tankeve Leopard 2 është pranuar nga qeveria gjermane. Siç është shpjeguar tashmë nga zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit në konferencën e djeshme për shtyp të qeverisë, aplikimet për miratimin e një eksporti armësh shqyrtohen me urgjencën e nevojshme në përputhje me procedurat e vendosura dhe udhëzimet për eksportin e armëve”, tha ai.