Kë do të vriste? 35-vjeçari i veshur si ushtar, me anti-plumb e armën plot fishekë kapet nga policia në Lezhë

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë.

Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa dihet se 35-vjeçari kishte nënën me gradë ushtarake.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.