Kate Hudson sapo na risolli trendin e viteve 2000 që të gjithë e kishim harruar!

Kur jeni në dyshim, nëse duhet të vini apo jo një shall të hollë sipër fustanit tuaj, ne po ju themi bëjeni.

Ky ka qenë një ndër trend-et më të ndjekura të viteve 2000 dhe kjo është ajo që Kate Hudson po mundohet ta rithejë këtë trend edhe në vitin 2023 me sa duket. Ylli i filmit “Glass Onion” e nisi vitin e ri me një fustan rozë me rripa, të cilin e kishte shoqëruar edhe me shumë elementë të tjerë.

Më 6 janar, mbretëresha e fillimit të viteve 2000 e filmave romancë dhe komedi veshi një fustan rozë për “Variety’s Directors To Watch Brunch” në Parker Palm Springs. Fustani i markës “Huishan Zhang” ka një siluetë të frymëzuar nga grekët me një  jakë në formë V-je të thellë, por kjo nuk është e gjitha. Fustani ka një dizajn mjaft të veçantë me rrudha dhe palosje.

Detaji kryesor që u komentua ishte një shall në qafë i njëjtë me ngjyrën e fustanit. Veshja është e përbërë edhe nga një pelerine dhe pastaj është rripi, i cili nuk shërben për asnjë qëllim tjetër përveç dekorimit të pastër.

Hudson kishte zgjedhur të vendoste një grim minimal, ku në pah dilte lëkura e saj e shkëlqyeshme dhe buzët rozë me shkëlqim që i përshtateshin mjaft mirë veshjes. Ajo kishte vendosur t’i linte floktët e saj lirshëm, duke i ngritur lart në një formë të çrregullt, duke i lënë disa fije të varen përreth kornizës së fytyrës së saj. Aktorja kishte vënë një palë vathë argjendi dhe i shtoi edhe më shumë feminilitet veshjes, me një palë taka të zeza me majë.

Aktorja, e cili shfaqet në filmin “Glass Onion” së bashku me ish-aktoren e “How to Lose a Guy in 10 Days”, Kathryn Hahn, së fundmi foli për ribashkimin e vogël të dyshes gati 20 vjet pasi punuan së bashku në romanin klasik.

Hudson tha në një intervistë të fundit me revistën “The Hollywood Reporter”: “U kthyen në vite ku ne nuk e kishim parë njëra-tjetrën dhe kur e pashë atë, kur u ribashkova me Kathryn në filmin “Glass Onion”, ishte sikur të mos ishim larguar kurrë. Ndjehem sikur jemi motra shpirtërore. Ajo është më e mira. Ndihem sikur jemi përsëri në vitet 2003 dhe unë ndihem shumë mirë me të!”