Ishte zhdukur prej 5 ditësh, 41-vjeçari gjendet i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë

Ishte zhdukur prej 5 ditësh, 41-vjeçari gjendet i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë

Policia Puke

Gjendet një trup i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë. Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i përket shtetasit Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.

Trupi i 41-vjecarit u gjet në një pus uji. Vladimir Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit. pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.

41-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa. Trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore


Këtë e pëlqejnë %d blogues: