ISHP: Jemi në prag të pikut të gripit

Virusi i gripit që ka dominuar këtë dimër në vend është në prag të pikut. Javën e kaluar u raportuan 15 mijë infektime, ndërsa sipas të dhënave paraprake të Institutit të Shëndetit Publik këtë javë shifrat pritet të jenë më të larta.

“Të dhënat paraprake flasin për një rritje të rasteve krahasuar me javën e kaluar. Po i afrohemi pragut epidemik të gripit në vendin tonë.

Javën e kaluar numri absolut i infeksioneve ishte rreth 15 mijë. Në të dhënat paraprake që kemi mendohet që kjo javë t’ia kalojë me një numër pak më të lartë.

Mund t’i afrohet pragut epidemik. Kemi një shtim të intensitetit të virusit të gripit. Momentalisht janë tre viruse që e kemi thënë, tipi A tipi B që kanë bërë të dominojnë me koronanavirusin.

Sot kemi dominimin të virusit t gripit. Maksimumi mund të kemi një 10 ditësh që do të ketë shtim të intensitetit.”