Inside Story/ Aksionet që zbuluan mashtrimin me etiketat e bulmetit

Problem nuk është vetëm mungesa e etiketimit të produkteve. Një problem akoma më madhor është kur këto etiketa nuk përputhen realisht me përbërësit e produktit.

Në Maj të këtij viti vet AKU ka njoftuar se në kontrollin e kryer për më shumë se 500 etiketa, rreth 200 prej tyre, pra afro gjysma, nuk ishin konform ligjit.

Hulumtimi ynë zbulon në tërësi krizën e sektorit. Shqipëria është një vend me ekonomi kryesisht bujqësore-blegtorale por, me produktet që prodhojmë ne nuk plotësojmë dot nevojën.

Të dhënat e INSTAT na tregojnë nga viti në vit një rritje të importit sa i përket djathit dhe qumështit pluhur.

Po sipas të dhënave të INSTAT vendi nga ku importojmë bulmetin më së shumti është Serbia. Madje prej këtij vendi prodhuesit shqipatrë importojnë edhe lëndën e parë për të prodhuar nënproduktet e qumshtit.

Në fakt edhe tregu i Kosovës mbizotërohet nga produktete serbe të bulmetit. Por pas taksës 100% të vendosur nga qeveria, duket se prodhimi vendas filloi të ketë një shtrirje më të gjerë në treg atje.

Por si mund të kuptojnë konsumatorët nëse produktet e bulmetit janë false apo me përbërës real? Pas pak do ju tregojmë disa mënyra të thjeshta që mund t’i kryeni në shtëpi për të mësuar nëse djathi është me niseshte, vaj palme apo përbërës të tjerë.