Inceneratori i Tiranës/ “Është shkelur kontrata, mbetjet groposen”, Berisha: Kamionët shkarkojnë plehrat, groposin skapin e partisë dhe sistemin e drejtësisë!

Inceneratori i Tiranës/ “Është shkelur kontrata, mbetjet groposen”, Berisha: Kamionët shkarkojnë plehrat, groposin skapin e partisë dhe sistemin e drejtësisë!

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku theksoi se kompania ka shkelur kontratën, pasi aty mbetjet groposen.

Në një dalje për mediat Berisha tha se faktet e publikuara nga Partia e Lirisë, tregonin se kamionët groposnin plehrat, praktikë kjo e ndjekur në 25 vite.

“Ju patë këto ditë se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu dhe inertet në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin. Në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka be, besë dhe moral se atje po bëhet një mrekulli thoshte Edi Rama. Aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes, pavarësisht kontratës së re. Pamë kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër, aty groposej dhe varrosej skapi i partisë dhe sistemi i drejtësisë në këtë end. Pse e them këtë? Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, Tirana, Kruja, Fushë-Kruja, Rrogozhina, do paguajnë 29 euro për çdo ton pleh pa llogaritur transportit për fushën e Sharrës, kjo tarifë parashikohet për djegie. Për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh. Prej 5 vitesh Rama dhe Veliaj presin euro e florinj.”, tha Berisha.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: