I riu përplas 76-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë, aty ku një 76-vjeçar është përplasur nga makina teksa lëvizte me biçikletë. 

Njoftimi policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 20:00, në Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin H. M., 76 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë 76-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
—–
Sqarim i DVP Durrës

Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 17.01.2023, rreth orës 06:15, ku në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin H. B., 78 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë, në momentin e marrjes dijeni për aksidentin e ndodhur, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit.