
Petro ishte deklaruar për Ildën dhe pas refuzimit të kësaj të fundit të shtunën në “Për’puthen Prime”, konkurrenti do të largohej por Jozefina që sapo ishte bërë pjesë e programit, ndryshoi gjithçka.
Ajo e ftoi Petron “të luajnë një lojë letra bashkë” dhe këtë të hënë, ata zhvilluan një takim në studio. Petro u shpreh se nuk është gati pasi nuk ndihet mirë, por Jozefina e ftoi në takim për ta bërë të buzëqeshë.
Jozefina: Më vjen keq që po të shoh kështu se gjithmonë të kam parë të qeshur, me batuta
Petro: Unë ai djalë jam, që bëj batuta, qesh. Por ato gjëra që më ndodhin më vrasin përbrenda
Më bëhet qejfi që kur hyre, që më dhe pak vëmendje, që e kishe pak fokusin tek unë. Më vjen akoma më mirë për fjalët që the në Prime, që do të doje të luaje një dorë bixhoz. Të falenderoj
Jozefina: Më bëhet qejfi, shumë i bukur qenke sot. U rregullove për mua apo
Petro: Kështu e mbaj veten gjithmonë. Çfarë të pëlqen më shumë tek unë?
Jozefina: Që je tip eksploziv
Petro: Çfarë të pëlqen përtej emisionit?
Jozefina: Të deklarohesh për mua
Petro: Gjëja që më pëlqeu më shumë është që je nga Shkodra, edhe unë gjyshen e kam nga Shkodra