I diplomuar për drejtësi dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë, kush është “Rambo” i Lezhës

I arrestuari mbrëmë në Lezhë, Antonio Leka të cilit ju gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e minucioni luftarake mësohet se është një përson i cili ka kryer arsimin e lartë për drejtësi.

36-vjeçari i cili nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se nga arriti t’i siguronte armët dhe cili ishte realisht synimi i tij, mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.

Leka ishte një tip i mbyllur dhe shpesh shihej i vetmuar. 

Precendët e mëparshëm kriminale lidhen me tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike ku për këtë të fundit ka vuajtur një dënim të lehtë.