I akuzuar për vrasje në tentativë ndaj dy oficerëve, Italia merr vendimin për 40-vjeçarin shqiptar: Deri në 2058 do ta kërkojmë, nëse nuk gjendet…

I akuzuar për vrasje në tentativë ndaj dy oficerëve, Italia merr vendimin për 40-vjeçarin shqiptar: Deri në 2058 do ta kërkojmë, nëse nuk gjendet…

Una+gazzella+dei+carabinieri

Një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Jorgen L. dhe i shpallur në kërkim nga autoritete italiane në 2012 për vrasje të mbetur në tentativë ndaj dy oficerëve, duket se do të jetë në “lupën” e kërkimit deri në vitin 2058. Ky është vendimi i fundit i marrë nga drejtësia italiane, e cila ka zgjatur  kërkimet edhe për 35 vite të tjera.

Gjyqtarët kanë argumentuar se nëse do të kapet deri në 2058 do të gjykohet, në të kundërt nuk do të dënohet. Vendimi i dhënë dje, nga gjykata ndaj Jorgen L., thotë se kohëzgjatja e hetimit është dyfishuar sipas legjislacionit italian.

Të përfshirë në këtë ngjarje ishin dhe dy shqiptarë të tjerë, Aleksander Tuci, në atë kohë 23 vjeç dhe Islam Sheshu 28 vjeç, të cilët u arrestuan në vitin 2012.

Më 21 janar 2012, Jorgeni dhe dy bashkëpunëtorët e tij, në Como ishin ndalur për kontroll nga policia rrugore, e ndërsa policia po i afrohej automjetit, drejtuesi u largua me shpejtësi, ku 40-vjeçari arriti t’i shpëtonte policisë, ndërsa Aleksander Tuci dhe Sheshu u arrestuan në atë moment.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: