Hodhi foshnjën në lumë/ “Nuk kisha mundësi ta mbaja”, si ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër, gazetari jep detaje: E la fëmijën të mbështjellë me batanije…

Hodhi foshnjën në lumë/ “Nuk kisha mundësi ta mbaja”, si ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër, gazetari jep detaje: E la fëmijën të mbështjellë me batanije…

Senadi

32-vjeçarja Orjana Gremi me aktin e saj të rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi hodhi foshnjën e saj në lumin Kir.

Ndaj saj u vendos edhe masa “arrest në burg”. Gazetari, Senad Nikshiqi ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së rëndë. Në një intervistë për “BalkanWeb” ai ka thënë se e reja ka pasur dilemë për ta mbajtur apo jo fëmijën.

“Ajo fillimisht ka vendosur ta mbajë fëmijën. Por më pas, 32-vjeçarja ka ndërmarrë aktin e  rëndë, pa lindjes e ka mbështjellë foshnjën me një batanije dhe e ka lënë në lumin Kir. Në polici ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta mbajë dhe kjo ka qenë edhe arsyeje që e ka lënë në lumë. Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ku u mbajt seanca nuk ka folur asnjë falë dhe është shfaqur në gjendje të rënduar shëndetësore. Orjana jetonte me dajën e saj. Sa i përket babait të foshnjës është ende e paqartë se kush mund të jetë, pasi 32-vjeçarja nuk ka dhënë detaje rreth kësaj. Në gjykata ka qenë e pashoqëruar në gjykatë. Është mbrojtur nga një avokat i ofruar nga shteti”, ka thënë ndër të tjera gazetari Senad Nikshiqi.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: