Hapte dyert me kaçavidë dhe bastiste dyqanet, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

Hapte dyert me kaçavidë dhe bastiste dyqanet, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

Elbsan

Janë zbardhur katër raste të grabitjeve të ndodhura në Elbasan. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga edhe autori, 30-vjeçari E.S. Gjithashtu ka rezultuar se 30-vjeçari ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Njoftimi i plotë:

Zbardhen 4 raste të vjedhjeve, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohet një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së kallëzimit nga administratori i një dyqani, për vjedhjen e disa produkteve në dyqanin e tij, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit:

E.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;

-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”;

-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;

-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: