Grabitet gruaja te Rruga e Elbasanit, i vidhet me dhunë varësja e floririt. Arrestohet autori 37 vjeç

Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Policia njofton se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje në rrugëne Elbasanit në kryeqytet.

Pas hetimeve të kryera u bë e mundur identifikimi dhe kapja e 37-vjeçarit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. T., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Z. H.”, thuhet në njoftimin e policisë.