Gjyqi “Paplekaj”/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit dhe pranon atë të Prokurorisë

Ka zgjatur për rreth 4 orë seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekaj dhe personazheve  të tjerë të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit ku mbeti viktimë Pjerin Xhuvani. Në seancën e sotme e para për këtë vit  avokati i Paplekajt përsëriti kërkesën për pavlefshmërinë e aktit të ekspertimit.

Në alternativë të moskryerje së aktit të riekspertimit ai kërkoi të thirren ekspertë të tjerë të fushës, jo ata që e kanë kryer aktin hetimor më herët për ta gjykuar ata çështjen . Nga ana e saj gjykata  pranoj të gjitha provat e prokurorisë ndërkohë përfshirë edhe aktit e ekspertimit që defacto nënkupton rrëzimim e kërkesës së avokatit mbrojtes të Arbër Paplekajt.

Sakaq seanca e radhës u vendos për të mërkurën më 11 dhjetor,duke bërë që edhe seanca e sotme pavarësisht kohës se saj të mos dilte në një vendim konkret.

Kujtojmë se janë zhvilluar disa seanca vitin e shkuar mbi çështjen Paplekaj.

Më 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani,  ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.