Gjermania do t’i japë Polonisë miratimin për të dërguar tanke në Ukrainë

“Bloomberg News” raportoi se Gjermania do t’i japë Polonisë miratimin këtë javë për të dërguar tanke në Ukrainë.

Udhëheqësit e vendit pritet t’i japin Polonisë miratimin për të rieksportuar tanket e saj Leopard 2 të prodhimit gjerman. Gjatë mëngjesit të sotëm Polonia i bëri thirrje Gjermanisë që të miratojë planet e saj për të dërguar tanket e betejës në Ukrainë.

Varshava ka nevojë për lejen e Berlinit pasi tanket janë prodhim gjerman dhe nuk mund të eksportohen.

Megjithëse Gjermania është bërë një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës, aleatët e tjerë perëndimorë veçanërisht Polonia dhe vendet baltike në krahun lindor të NATO-s që ndihen të kërcënuara nga Rusia, kanë treguar padurim me ngadalësinë e perceptuar të kancelarit Olaf Scholz për të vepruar.