Gërdeci/ Përfshirja e Shkëlzen Berishës dhe besimi te drejtësia, Mediu: S’kam asnjë dijeni, gjithçka subjektive

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është thirrur sërish nga SPAK në lidhjen me çështjen e Gërdecit, ku iu komunikuan akuzat.

Ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. I pyetur në lidhje me përfshirjen e Shkelzen Berishës, djalin e ish-kryeministrit Berisha, ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për të.

Sa i përket besimin te drejtësia ai u shpreh se kjo është subjektive.

“Ministria e Mbrojtjes është konsideruar si një strukturë kriminale. Ajo Ministri ka qenë  në drejtimin i anëtarësimit i Shqipërisë në NATO.

Fare e thjeshtë, Ministri i Mbrojtjes nuk e di ku janë vendet e forcave të armatosura, zgjedhja e vendit nuk ka të bëjë.

15 ditë para shpërthimit, kam qenë një takim me SHBA dhe vendi i Gërdecit është cilësuar si një vend perfekt.

Përfshirja e Shkëlzen Berishës?

E qartë , unë s’kam asnjë dijeni për atë shkresë, Bumçi i ka dhënë sqarimet e veta. Nuk kam diskutuar me asnjë për këtë cështje.

Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti as me firmën amerikanë as shqiptare të dëmontimin të armëve, kam bërë vetëm dëtyren.

Keni besim te SPAK?

Procesi kërkonte që ministri të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm të përgjigjem për cdo germë që kam firmosuar.

Sa drejtesi ka në kët vend është subjektive”, është shprehur Mediu.