Gazetarja tregon lidhjet e Ramës me McGonigal: Janë takuar 4 herë! Çfarë e implikon kreun e qeverisë

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka treguar lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal i arrestuar një ditë më parë.

Bogdani tha se McGonical dhe Rama kanë zhvilluar 4 takime së bashku, 2 në Shqipëri dhe 2 në SHBA, një në Nju Jork dhe tjetrin në Uashington ku edhe kanë darkuar.

Ajo tregoi se ajo që e implikon zyrën e kryeministrit në këtë rast është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonical nga zyra e Ramës, ndërsa në një rast të dytë ka pasur sërish dërgim informacionesh nga zyra e tij drejt ish-agjentit të FBI-së kur këshilltar i Ramës ka qenë Dorian Duçka.

“McGonical ka pasur disa detyrime, të deklarojë pasurinë, përfitime të tjera përtej punës në FBI, akuzat ndaj tij janë për mosdkelarime të udhëtimeve në Shqipëri dhe takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe përfitimeve si shuma 225 mijë dollarë që ka marrë. Narrativa e mëtejshme implikon edhe më keq politikën tonë.

Ka pasur një kontakt mes Agron Nezës në SHBA dhe McGonical, ku ky i fundit i ka kërkuar para Nezës. Neza i ka thënë që paratë do gjenden dalëngadalë dhe këtu hyn në lojë udhëtimi i tij në Shqipëri. Qëllimi i McGonigal ka qenë takimi me Ramën dhe zyrtarë të tjerë. Mësohet se i ka thënë që të kishte kujdes me disa licenca për kompanitë e naftës në vend në atë kohë.

Në Shqipëri takohet me Duçkën, me Ramën, dhe shkon në Amerikë dhe merr 2 këstet e parave, një këst në parkingun e një restoranti. Bëhet një udhëtim i dytë në Austri dhe nga aty në Shqipëri i McGonigal, një takim i dytë me Ramën. Çështja e lobimit të PD vjen fill pas vizitës së tij në Shqipëri. Po ta ndjekësh gjithë kronologjinë e ngjarjes FBI e hapi hetimin për çështjen e lobimit. Ka pasur 4 takime mes Ramës dhe McGonical, 2 në Shqipëri dhe 2 në SHBA, një në Nju Jork dhe një në Washington ku kanë darkuar të dy.

Ajo që e implikon kryeministrinë është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonigal nga zyra e Ramës. Informacioni i dytë i është dërguar Nezës po nga zyra e Ramës. Në këtë mënyrë përfshihet zyra e Ramës për përfshirjen në ndikimin e një zyrtari të lartë amerikan”, tha gazetarja në emisionin “Open” në News24.