Ftesë në 5/ Zhkalin Lekatari na njeh me të motrën: Lot për humbjen e babait dhe komentet në Big Brother Vip

Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Zhkalin Lekatari dhe motra e saj Helen, e cila bëri daljen e saj publike.

Helen dhe Zhaku treguan se kanë qenë gjithnjë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë qëndruar pranë në momente të vështira për to.
Një ndër këto momente ishte humbja e të atit.

Mes lotësh Helen tregoi se nuk ishin të përgatitura sesi do të shkonte jeta e tyre më pas, ndërsa Zhaku pranoi se ajo humbje ndikoi tek ato kur u rritën.

Helen foli edhe për komentet që i bëjnë Zhakut në rrjetet sociale, sidomos tashmë që është edhe opinioniste në Big Brother Vip.